E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për rrjedhjen e votave dhe nëse do e ftojë sërish opozitën në dialog, ja çfarë tha Rama
Politikë

Për rrjedhjen e votave dhe nëse do e ftojë sërish opozitën në dialog, ja çfarë tha Rama

Në një konferencë për shtyp pas zgjedhjes së Arta Markut në postin e kryeprokurores, Edi Rama dënoi veprimet e opozitës sot duke i quajtur të dëmshme për Shqipërinë. Rama tha se zgjedhja e sotme ishte kushtetuese, por mazhoranca luftoi deri në fund për të gjetur mirëkuptim.

Në përfundim të konferencës për mediat, i pyetur nga gazetarët për rrjedhjen e votave nga mazhoranca dhe nëse do e ftojë më opozitën në dialog apo jo, pas kësaj të fundit, kryeministri u përgjigj si më poshtë.

Më poshtë keni pyetjet e gazetarëve dhe përgjigjët e Kryeministrit për situatën e sotme në Kuvend dhe jashtë tij.

Gazetarja: Ju mungojnë 5 vota, Kryeprokurorja u votua me 69 vota, ç’mendoni për rrjedhjen e këtyre votave?

Rama: E rëndësishme është që u votua pavarësisht shisheve dhe këpucëve që fluturuan. Sot Shqipëria ka sipas Kushtetutës dhe ligjit, Kryeprokuroren e përkohshme.

Gazetarja: Mendoni se nga shfaqja e sotme janë cënuar mundësitë për celjen e negociatave?

Rama: Jo nuk i cënojnë por i bëjnë dëm negociatave.

Gazetarja: A do ta ftoni ju sërish opozitën në bashkëpunim, kur të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm? Flas për fazën e dytë.

Rama: Për fat të mirë Reforma në Drejtësi ka marrë parasysh edhe rastin kur forcat politike nuk merren vesh, kështu që s’ka shanc për të bllokuar procesin. Unë e thashë dhe e përsëris, se nuk mund t’i kthejmë kurrizin, sepse është kjo që shqiptarët kanë zgjedhur. Nuk e përcaktoj unë cilësinë e opozitës. Ne kemi detyrim të tregohemi të duruar me opozitën. Unë do të vijoj të kërko dialog me opozitën, për të mirën e Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.