E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelite
Lajme

Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelite

Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore në Bejrut më 17 nëntor dhe ka sulmuar caqe të Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Sulmet izraelite në Bejrut u kryen disa orë pasi Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka sulmuar bazat ushtarake izraelite përreth qytetit të Haifës.

Shtëllunga tymi u panë në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, pasi ushtria izraelite lëshoi urdhër për evakuimin e banorëve nga tri zona.

Më tej në jug, gjatë natës Izraeli ka kryer sulme ajrore dhe me artileri që kanë goditur qytezën e Kiamit, rreth 6 kilometra larg nga kufiri, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit të dielën në mëngjes.

Bombardimet u kryen pasi ushtria izraelite raportoi për një sulm “të rëndë me breshëri raketash” në Haifa në orët e vona të së shtunës, duke thënë se gjatë sulmeve u godit një sinagogë dhe u plagosën dy civilë.

Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Liban që nga 23 shtatori dhe më pas ka nisur edhe një ofensivë tokësore, pasi për pothuajse një vit ai dhe Hezbollahu këmbyen zjarr në kufi pasi nisi lufta në Gazë.

Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Periferitë jugore të Bejrutit që disa ditë po përballen me sulme të pareshtura të Izraelit, pasi kjo zonë konsiderohet bastion i Hezbollahut.

Gjatë së shtunës, ushtria izraelite tha se ka sulmuar “një depo të armëve” dhe një “qendër komanduese” të Hezbollahut.

Ushtria izraelite tha po ashtu se Hezbollahu ka gjuajtur rreth 80 predha drejt Izraelit të shtunën.

Autoritetet libaneze thonë se më shumë se 3.452 persona janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar dhe shumica e viktimave janë regjistruar që nga shtatori i këtij viti. Ndërkaq, Izraeli ka raportuar për 48 të vrarë gjatë luftimeve me Hezbollahun. /REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.