Kryemadhi: PS nxorri sot politikën nga institucionet
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News,thotë se sot mazhoranca nxorri politikën nga institucionet.
Kryemadhi: Në sistemin e ri prokurori i përgjithshëm nuk ka asgjë në dorë.
Çipa: Defakto në këtë situatë, Republika ka rënë.
Kryemadhi: Ka rënë. Sjellja e mazhorancës sot nxorri politikën nga institucionet. Çfarë ndodh sot? Mos ngritja e KLP-së, ka një problem, është pengim i të gjitha proceseve të tjera për dosjet që flenë në Prokurorinë e Përgjithshme. Mos kujtoni se ne jemi të kënaqur sepse Prokuroria mund të arrestonte 126 policë të cilët janë në arrati që janë të lidhur me trafikun e kanabisit. Mënyra se si vepron kërkon të intimidosh politikën dhe nëpërmjet politikës mediat dhe më pas qytetarët.
Me çfarë targeti gjysma e komisionit të Ligjeve mbledh dhe bën dëgjesa për prokuror. Këtu qëndron problemi tek mënyra dhe sjellja që ky zotëri ka ndaj opozitës. Opozita ka fjalën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



