E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del video e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë
Lajme

Del video e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë

🎥Shiko videon

Janë publikuar sot pamjet e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.
Nga pamjet shihet se ai është duke ecur në këmbë dhe në një moment sulmohet me armë zjarri e bie në tokë.
Policia e Tiranës e ka zbardhur vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit. Dyshohet se Reçi është vrarë nga një efektiv policie në komisariatin Nr.2. Ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të jenë motive pronësie.
Autori i dyshuar dhe vëllai i tij janë vënë në pranga nga policia. Më konkretisht, të arrestuarit janë, oficeri i policisë, Shkëlqim Duka, 48 vjeç dhe vëllai i tij, Florian Duka, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.