Liga e Kampionëve/ Milan dhe Athletico e mbyllin me fitore

Me përfundimin e Ligës së Kombeve, është rikthyer Champions League. Slovan Bratislava-Milan dhe Spartak Prague ishin dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme.

Milan arriti të triumfonte me rezultatin 2-3 përballë Bratislavës, duke marrë tre pikë tepër të rëndësishme që e dërgojnë ekipin italian në vendin e 10-të të renditjes.

Milan kaloi i pari në avantazh me anë të amerikanit Pulisic, i cili shënoi në minutën e 21’-të duke çuar shifrat në 0-1. Avantazhi i kuq e zinjve nuk do të zgjaste shumë, pasi 3 minuta më vonë Bratislava do të barazonte shifrat me anë të Barseghyan. Gjërat nuk do të ndryshonin në minutat e mbetura dhe pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë Milan, mori situatën në kontroll, duke shënuar dy herë me anë të Rafael Leaos në minutën e 68’-të dhe Abraham në të 71’-ën, duke dërguar shifrat në 1-3.

Atëherë kur ndeshja dukej e mbyllur skuadra sllovake gjeti golin e shpresës në minutën 88’-të, me anë të Marcelin duke ngushtuar shifrat në 2-3. Por situata do të komplikohej për Bratislavën, pasi 3 minuta më vonë, Tolic do të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe më pas do të linte fushën me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtar. Në përfundim Milan arriti të merrte 3 pikë, ndërsa Bratislava mbetet në vendin e fundit me 0 pikë, pa asnjë fitore apo barazim në 5 ndeshje.

Liga e Kampionëve/ Milan bën detyrën përballë

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Sparta Prague u mund me goleadë nga Athletico Madrid i cili arriti të shënonte plot 6 herë në portën e skuadrës çeke.

Goleada u hap me anë të Alvarez i cili i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 15’-të. Më vonë, pak para përfundimit të pjesës së parë, Llorente do të dyfishonte shifrat në 0-2 në minutën e 43’-të.

Nisja e pjesës së dytë do të ishte sërish një fotokopje e asaj të parës, pasi Alvarez arrin të shënoj sërish në minutën e 59’-të duke dërguar shifrat në 0-3.

Në të 70’-ën Griezman do të shënonte të parin personal dhe të katërtin për Athleticon. Atëherë kur dukej se spanjollët e kishin mbyllur punën dhe nuk do të shënonin më, Correa shënon një dopiet brenda 4 minutave, në të 85’-ën dhe 89’-ën, duke vulosur kështu rezultatin 0-6.

Me këtë rezultat, Athletico renditet në vendin e nëntë me 9 pikë ndërsa Sparta Prague në vendin e 28-të, me 4 pikë.

Publikuar nga Publik Media