LSI thumbon ambasadorët: Edhe ne si ju e dënojmë dhunën… dhunën ndaj Kushtetutës
LSI i është kundërpërgjigjur me finesë, qendrimit të ambasadorëve të SHBA dhe BE, të cilët ekonsideruan dhunë, protestën e djeshme të opozitës në Kuvend kundër zgjedhjes së Prokurores së përkohshme.
Deputetja Klajda Gjosha deklaroi lidhur me ato qendrime se ” jo vetëm i mbëhstesim, por edhe ne e dënojmë dhunën e ushtruar ndaj Kushtetutës së Shqipërisë, dënojmë marrjen peng të Reformës në Drejtësi, dënojmë dhunën e ushtruar ndaj grave dhe vajzave; kujtojmë tërheqjen që i bë deputetes Fjorida Kërpaçi, dënojmë marrjen në rajon të disa vajzave të reja që protestonin paqesisht, dënojmë gjithashtu fyerjen që u bë një gruaje që u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe u bë pjesë e një loje të kryeministrit. Ne jemi për një Shqipëri të lirë dhe do ta vazhdojmë misionin tonë për t’ia kthyer Shqipërinë, shqiptarëve.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



