E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  “oferton” diasporën: Kush ka guxim të investojë paratë e emigrimit në Shqipëri, bën “bingo”
Lajme

Rama “oferton” diasporën: Kush ka guxim të investojë paratë e emigrimit në Shqipëri, bën “bingo”

Në episodin e radhës të podcastit “Flasim” kryeministri Edi Rama ka folur edhe një herë për investimet e emigrantëve në vend, një këshillë që e ka dhënë disa herë edhe në takimet që ka bërë në diasporë.

Rama u shpreh se Shqipëria është tashmë në një fazë që kushdo që bën investime, do të ketë përfitime të konsiderueshme.

“Unë e them, por nuk ma beson njeri sepse thonë që ky bën propagandë. Është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën “Bingo” këtu. Nuk diskutohet, jo vetëm në Tiranë, por kudo. Për shembull të gjithë ata që kam dërguar në Berat lënë mendjen, kështu që kudo Shqipëria ka mundësi për të bërë biznes me investime jo të mëdha. Këto bizneset e turizmit, një agroturizëm e bën njeriu, por edhe pa kantina bëhet”, u shpreh kreu i qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.