E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Francë/ Pesë viktima – Dy migrantë dhe dy agjentë sigurie u qëlluan nga autori
Lajme

Francë/ Pesë viktima – Dy migrantë dhe dy agjentë sigurie u qëlluan nga autori

Pesë persona u qëlluan dhe u vranë këtë të shtunë, më 14 dhjetor në Loon-Plage dhe Wormhout, pranë Dunkirk (Veri) në Francë. Autori i dyshuar pas ngjarjes shkoi në xhandarmëri dhe u arrestua nga policia.

Katër persona u qëlluan dhe u vranë në Loon-Plage, afër Dunkirk, këtë të shtunë, më 14 dhjetor, mësoi BFMTV nga një burim policor. Ngjarja ka ndodhur reth orës 16:30.

Viktimat, dy agjentë të sigurisë dhe dy migrantë, u vranë në dy vende të ndryshme, tha Eric Rommel, kryebashkiak i qytetit. Dy agjentët po patrullonin në zonën e portit kur u vunë në shënjestër, raporton ai.

Më tej, dy emigrantë mbetën të vrarë, gjithashtu midis Loon-Plage dhe Dunkirk, shton këshilltari, pa mundur të japë asnjë informacion mbi profilin apo motivet e vrasësit, i cili mund të ishte me origjinë nga zona urbane e Dunkirkut.

Vrasja e pestë në Wormhout

Personi që pretendonte se ishte autori i vrasjeve shkoi në xhandarmërinë Ghyvelde. Ai tregoi se ishte autori i një vrasjeje të pestë që ndodhi në Wormhout, sipas një burimi pranë hetimit.

Zjarrfikësit e Veriut bëjnë me dije se janë thirrur për të ndërhyrë në orën 15:15 për këtë vrasje. Sipas Departamentit të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (Sdis) të Veriut, bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i gjetur “i pajetë në rrugë publike dhe i shtrirë me një vrimë plumbi”, i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Rrethanat e këtyre tragjedive janë ende të panjohura për momentin. Një hetim gjyqësor është i hapur, i tha prefektura AFP.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.