Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën për pavlefshmërinë e komunikimeve SKY ECC
Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar sot një seancë gjyqësore mbi kërkesën e Pëllumb Gjokës, i cili ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të komunikimeve të SKY ECC si prova për përdorim në prokurori dhe gjykata. Pas përfundimit të shqyrtimit, Gjykata njoftoi se është tërhequr për të marrë një vendim, i cili do t’u komunikohet palëve në përputhje me rregullat ligjore.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjokaj ka kërkuar:
1.Shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme dhe Gjykatës së Lartë, që kanë caktuar dhe vazhduar masën e sigurisë personale “arrest në burg” ndaj tij.
2.Shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr. 95/2016, duke argumentuar se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjyqtarëve të posaçëm.
Gjykata shqyrtoi ankimimin, kërkesat dhe provat e paraqitura nga të gjitha palët dhe prapësimet e subjekteve të interesuara. Pasi mbylli shqyrtimin gjyqësor, ajo u tërhoq për të marrë një vendim.
Ky proces pritet të ketë një ndikim të madh, duke pasur parasysh përdorimin e gjerë të komunikimeve SKY ECC si prova në hetime dhe gjykime për korrupsion dhe krim të organizuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



