Prokurorja e Përkohshme/ A do t’i transferojë Prokurorët e çështjes Tahiri?
Duke komentuar kompetencat e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, ish-kryeministri Sali Berisha, në studion e emisionit “360 Gradë”, është shprehur se Marku mund të transferojë prokurorët e çështjes Tahiri.
Më tej Berisha është shprehur se Tahiri e ka palosur Ramën me dosjet e publikuara dhe për këtë arsye ai ka ndryshuar 360 gradë.
“Saimir Tahiri e ka bërë të qartë se unë do të fundos secilin prej atyre që më lëshon. E palosi Edi Ramën. Dërgimi i Gaz Demit dhe nxjerrja e dosjes së Xibrakës ku Edi Rama është i implikuar kokë e këmbë bëri që të ndryshonte 360 gradë”,-deklaroi Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



