E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turqi/ Helikopteri ambulancë përplaset me godinën e spitalit, 4 persona jumbin jetën
Lajme

Turqi/ Helikopteri ambulancë përplaset me godinën e spitalit, 4 persona jumbin jetën

Foto

Të paktën katër persona humbën jetën kur një helikopter ambulancë u përplas në një ndërtesë spitali në Turqi.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Muglas, ndërsa sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një helikopter që është nisur nga Mugla në drejtim të Antalias. Dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të mjegullës së dendur.

Dy pilotë, një mjek dhe një anëtar i stafit u vranë, sipas mediave turke.

“Helikopteri u përplas në spital gjatë ngritjes. Ka pasur mjegull të dendur, shkaku i aksidentit po hetohet. Katër nga stafi ynë u vranë. Ai u nis nga këtu për të shkuar në Antalia. Nuk ka asnjë problem në spital, aksidenti ndodhi kur helikopteri u ngrit nga pista”, tha guvernatori i Muglas, Idris Akbıjik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.