Beograd, qindra mijëra zbresin në shesh
Dhjetëra mijëra studentë, të cilët për disa javë kanë bllokuar fakultetet e Universitetit të Beogradit, bllokuan një nga sheshet kryesore në kreyqytetin serb gjatë një proteste të re të shtunën, duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad. Në këtë qytet, më 1 nëntor, për shkak të rrëzimit të strehës së betonit në stacionin hekurudhor, vdiqën 15 persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.
Aktualisht, janë bllokuar më shumë se 50 fakultete në katër universitete shtetërore, disa rektorate dhe dhjetëra shkolla të mesme.
Nën presionin e opinionit publik, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 11 dhjetor njoftoi se do të publikohen dokumente mbi rindërtimin e stacionit hekurudhor. Ndërsa autoritetet pretendojnë se kanë përmbushur të gjitha kërkesat, përfaqësuesit e studentëve thonë se dokumentacioni i publikuar nuk është i plotë dhe nuk jep përgjigje për pyetjen se kush është përgjegjës dhe çfarë ka ndodhur.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



