Heronjtë që u përpoqën të minimizonin viktimat në avionin që ra në Kazakistan
Dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së avionit ditën e djeshme në Kazakistan.
Megjithatë tragjedisë ajrore i kanë mbijetuar 29 pasagjerë, meritë në të cilën ka edhe reagimi nga ana e stafit të avionit.
Igor Kshnyakin kishte më shumë se 15 mijë orë fluturimi në karrierë dhe së shpejti do të tërhiqej. Aleksandr Kalyaninov ishte oficeri i parë, më i ri, por me pasion për aeroplanët.
Ndërkohë Hokuma Aliyeva ishte një stjuardesë shumë e re.
Edhe pse e re ajo ruajti ftohtësinë për aq kohë sa mundi duke u kujdesur të qetësonte dhe të jepte informacion për ata që ishin në bordin e fluturimit J28243.
Burimet e qeverisë së Azerbajxhanit kanë konfirmuar për Euronews International në Lyon se shkaku i rrëzimit të avionit ishte një raketë ruse tokë-ajër, e cila goditi avionin gjatë një aktiviteti ajror me dron mbi Grozny, në Çeçeni.
Raketa shpërtheu pranë avionit dhe copëzat e saj goditën pasagjerët dhe ekuipazhin e kabinës.
Goditja ndodhi gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, ndërsa avioni, i cili ishte dëmtuar rëndë, nuk iu lejua të ulej në asnjë aeroport rus, pavarësisht kërkesave të pilotëve për një ulje emergjente.
Si rezultat, avioni u detyrua të fluturonte mbi det drejt qytetit Aktau në Kazakistan. Sipas të dhënave të tjera, sistemet e navigimit GPS të avionit u bllokuan gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, duke përkeqësuar situatën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



