E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj del nga SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Lajme

Veliaj del nga SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh. Veliaj iu drejtua ambienteve të Prokurorisë së Posaçme rreth orës 09.00 të mëngjesit të kësaj të enjte.

Ai nuk komentoi për gazetarët, teksa linte ambientet e Prokurorisë së Posaçme, lidhur me çështjen për të cilën u pyet, por shkurtimisht tha se do të japë më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Prokurorët e Posaçëm po kryejnë hetime ndaj Veliajt për korrupsion pasiv.  Hetime ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij po zhvillohen edhe sa i takon pasurisë.

Më herët në SPAK ka dëshmuar edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Disa ditë më parë, agjentët e BKH sekuestruan telefonin e Xoxës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.