Shqipëria në errësirë….
Një pjesë e madhe e qarqeve të vendit janë pa energji elektrike. Raportohet se rreth orës 17:40, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja e Saranda u përfshinë nga terri.
Pa drita mbetën edhe Kavaja, Shkozeti e Rrogozhina. Në Vlorë, energjia elektrike mungoi po ashtu në fshatrat Selenicë, Orikum e deri në Palasë.
Saranda
Mësohet se shkak është bërë një defekt në linjën e furnizimit 220 kilovolt. Për pasojë gjithë Durrësi dhe qytete drejt jugut kanë mbetur pa energji.
Nësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit. Ndërsa nga burime zyrtare nga OSHEE Fier mësohët se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan.
Lushnje
Mungesa e energjisë ka krijuar problem si në lëvizjen në të gjitha qytetet, ashtu edhe te bizneset që varen nga energjia elektrike, sidomos baret dhe hotelet. Po ashtu shumë familje kanë mbetur pa ngrohje.
Fier
Energjia ka qenë e stakuar kudo dhe në qytetet e mësipërme ka qenë terr në çdo rrugë. Kjo ka sjellë dhe probleme me valët celulare dhe linajt e internetit. Pas afro 30 apo 40 minutash në disa zona është rikthyer energjia, ndërsa në disa të tjera ende.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



