Argita Malltezi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme: Do të jap deklaratë pasi të dal
Argita Malltezi paraqitet në SPAK, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
“Jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024, pasi të jap dëshminë time do të dal dhe do të jap një deklaratë të plotë”, tha Malltezi.
Çështje ka lidhje me kallëzimin e bërë në SPAK, më 19 tetor nga ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, njëherazi edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Më 19 tetor, ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, i ka kërkuar SPAK që të hetojë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS.
Gjyqtarja Gjoka kërkoi hetime të thelluara nga Prokuroria e Posaçme për këto akuza publike që vajza e ish-kryeministrit ka bërë ndaj saj.
Bashkëshorti i Malltezit, Jamarbër Malltezi është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”, ndërsa ndaj babait të saj, Sali Berisha është caktuar masa detyrim paraqitje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



