E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama hidhet në sulm ndaj Bardhit:  Im vëlla u përdor nga…
Lajme

Rama hidhet në sulm ndaj Bardhit: Im vëlla u përdor nga…

Pasi SPAKU-i  i fshiu gjurmët e vëllait nga laboratori drogës në Xibrrakë, Edi Rama ka dalë në një konferencë shtypi ku ka lëshuar përroin e tij psiqik ndaj opozitës dhe ka folur si pronar faktik i SPAK.

Edhe pse Olsi Rama pranoi vetë që ka udhëtuar me makinën e trafikantëve të drogës në Xibrrakë, SPAK-u, ‘afërmendsh’ nuk e ka parë vëllain e kryeministrit.

Nuk e gjejnë dot faktin. Më kanë bërë përdorues droge. Jo, nuk jam përdorues droge. Nuk jam kriminel, nuk kam bërë kurrë një krim, nuk jam lyer kurrë me para të pista.

 Vitin e shkuar, deputeti  Gazmend Bardhi, jashtënxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim, Olsi Rama. 
E denoncoi, gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant droge, duke krijuar rrethanat tipike të një kallzimi të rremë, përmes një sajese kriminale, mbi bazën e një dosjeje të vjetër të prokurorisë për një grup trafikantësh. 
Në atë dosje u flitkërkesh edhe për një person të paidentifikuar, i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas këtij zotërisë, që vetëm zotëri nuk është, ky personi qenkërkesh im vëlla. 
Madje, gjithnjë sipas tij, dy prokurorët e dosjes e paskeshin fshehur identitetin e tim vëllai, në këmbim të favoreve të marra prej meje, që i paskesha promovuar në karrierë që të dy, për këtë favor kriminal. 
 
Nuk jam shpjeguar deri më sot.  
 
Ndërkohë që ky palo djalë bashkë me tutorin e tij, nuk kanë lënë rast pa e rihedhur në publik këtë jashtënxjerrje të shpifur, kam bërë durim, shumë durim. S’kam dashur të flas unë me bindjet e mia, para se të flasë drejtësia me provat e veta. 

 Më në fund, pasi ka pyetur këdo ka parë të arsyeshme dhe ka hetuar gjithçka ka konsideruar të nevojshme, SPAK-u deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paindentifikuar të dosjes në fjalë dhe nuk ka asnjë provë apo fakt që të lidhë tim vëlla me aktivitetin kriminal.  
 Pra, me fakte e me prova, jo me hamendësime e me fabrikime, është katërcipërisht e qartë, se im vëlla u përdor si mish për top, për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik. 

 Tani, kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua – s’ka se si të jetë as e fundit – nga një parti e ashtuquajtur demokratike, që është pengu historik i një katrani me bojë, i cili e ka kapur për fyti atë parti, qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si një zorrë private, për të jashtëderdhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare, pa asnjë respekt për të vërtetën, për njeriun, për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.