Plagosja në Shkodër/ Autori kishte shkuar disa herë i dehur në lokal
Detaje të reja mësohen nga plagosja në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë i dehur në lokal dhe pronari Ademir Fresku mëngjesin e sotëm i ka thënë që nuk do i shërbehet më, duke e paralajmëruar që të mos shkojë tek lokali i tij.
Tregtari menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë 30-vjeçarin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



