E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata amniston ish-kryebashkiaken e Patosit, nuk do të bëjë burg
Lajme

Gjykata amniston ish-kryebashkiaken e Patosit, nuk do të bëjë burg

GJKKO ka marrë vendimin për ish-krybashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj.

Ajo është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por më pas gjykata ka vendosur ta amnistoje ate, duke vendosur që Balilaj të mos shkojë në qeli, por t’i konvertohet dënimi me 2 vite e 8 muaj shërbim prove.

Njoftimi i SPAK:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: ‘Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258-25 të Kodit Penal’.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Erjon Çela dhe Irena Gjoka, me vendimin Nr. 6, datë 15.01.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

• Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

• Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Rajmonda Balilaj me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjetësh burgim.

• Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës Rajmonda Balilaj, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

• Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Rajmonda Balilaj, dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim

Heqjen e së drejtës për të pandehurën Rajmonda Balilaj për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.