Zjarr në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, fatmirësisht pa të lënduar
Një zjarr ka përfshirë këtë mëngjes qendrën e azilkërkuesve në Babrru, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Sipas njoftimit të Policisë, zjarri ka rënë rreth orës 08:40. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse dhe evakuimit të menjëhershëm nga ana e Policisë, është shmangur rreziku për jetën e personave brenda qendrës.
Zjarrfikësit arritën të neutralizojnë flakët, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



