20 të vrarë në Gaza nga bombat izrealite pas marrëveshjes
Të paktën 20 persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza pas shpalljes së marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur në lagjen Sheikh Radwan të qytetit të Gazës.
Marrëveshja e armëpushimit midis dy vendeve është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga negociatorët dhe liderët botërorë, të cilët pohuan se kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi më 19 janar.
Izraeli ka nisur më parë sulme ajrore në prag të hyrjes në fuqi të marrëveshjeve të armëpushimit, duke përfshirë kohët e fundit në Liban, ku një raund bombardimesh të rënda goditi kryeqytetin Bejrut vetëm disa orë përpara armëpushimit atje në nëntor.
Sipas fazës së parë të marrëveshjes, do të lirohen 33 pengje nga Gaza në këmbim të dhjetra të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



