E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i Metës,  depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë për revokimin e masës “arrest me burg”
Lajme

Avokati i Metës, depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë për revokimin e masës “arrest me burg”

Ilir Meta, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokat Genc Gjokutaj, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij nga GjKKO dhe të miratuar më pas nga Apeli.

Avokati Gjokutaj deklaroi se vendimi i marrë bazohet mbi dëshmitarë të rremë dhe prova të marra në kundërshtim me ligjin. Sipas tij, në çështjet që lidhen me lobimin në SHBA, deklarimin e pasurisë dhe rastin ÇEZ-DIA, mungojnë provat dhe dyshimi i arsyeshëm për ndonjë shkelje.

Gjokutaj u shpreh:

“Ne kemi paraqitur rekursin në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Dokumentet e dorëzuara tregojnë qartësisht se në asnjë nga tre episodet e përmendura nuk ka elementë penalë apo dyshime të bazuara. Për lobimin në SHBA dhe deklarimin e pasurisë, gjithçka është e sqaruar dhe ligjërisht e rregullt. Ndërsa për çështjen ÇEZ-DIA, vendimi mbështetet në dëshmitarë të rremë dhe procedura të paligjshme.”

Meta, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, kërkon nga Gjykata e Lartë revokimin e vendimit, duke pretenduar se masa e sigurisë është e pabazuar dhe e padrejtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.