Edi Rama, listën e deputetëve e ka mbushur me administratë publike dhe njerëz besnikë
Lista e kandidatëve të PS-së është një listë e mbushur me administratë publike dhe njerëz besnikë të kryetarit, analizon Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Drejtor Ekzekutiv i Institutit te Studimeve Politike.
Analiza u bë në emisionin Tonight Ilva Tare transmetuar mbrëmë në Ora News .
Afrim Krasniqi: “Mua më kujton vitin 1996 ku maxhorancë me kërkesën për mandatin e dytë e ka mbushur listën deri diku me administratë publike dhe njerëz besnikë të kryetarit. Ka një prurje masive nga administrata. Janë figura që nuk kanë përvojë politike por në aspektin e administrimit të shtetit mund të konsiderohen zgjidhje pragmatiste për maxhorancën”
Por a do i sjellin vota?
Afrim Krasniqi:“Nëse do të ketë konkurencë do ta kishte shumë të vështirë. Pa opozitën zgjedhjet janë formale, por nëse do të kishte konkurencë politike, një pjesë e madhe e tyre nuk kanë provuar ndonjëherë fushatë elektorale, aq më tepër drejtuar atë”
“Nëse bëjmë një krahasim me listën e 2013, duke hequr pjesën e atyre që ishin përfshirë me vepra kriminale, lista ishte shumë më e mirë se sa sot. Në atë kohë kishin figura publike që kishin kurajon, rrezikuan karrierën e tyre për fjalën e lirë dhe konkurencën në parti. Koha tregoi se sakrifikuan karrierën e tyre. Lista aktuale tregoi kush është besnik për liderin dhe kush duartroket liderin. Nuk ka asnjë kritik në të gjithë listën e PS-në në shkallë kombëtare. Ne e dimë karrierën e tyre. Nga sekretarët mungojnë dy: Stefan Çipa dhe Alfred Peza të cilët u zgjodhën para pak muajsh dhe u tha sukses i madh”.
Janë 62 zyrtarë që drejtojnë entet publike. I ke të gjithë drejtorë të legalizimeve, drejtorë kadastrash, ke pafund. Këta individë duhet të japin dorëheqjen. Nuk mund të jenë edhe administratorë të parave tona edhe kandidatë.
Kandidatja e PS-së në Korçë, Elisa Spiropali tha se : 5 % e listës janë biznesmenë. 5 % janë nga administrata.
Pjesë janë 14 përfaqësues të biznesit apo dhe të vetëpunësuar.
Në listën e PS-së është edhe djali i profesorit të socialistëve, Servet Pëllumbi, Arben Pëllumbi, i 18-ti në listën e qarkut të Tiranës dhe këshilltari i kryeministrit Rama, Fatmir Velaj, i 8-ti në listën e qarkut të Vlorës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




