E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Orban flet për sanksionet e SHBA, hakmarrje e vogël e ambasadorit në largim! Do e flakim Sorosin nga Europa
Lajme

Orban flet për sanksionet e SHBA, hakmarrje e vogël e ambasadorit në largim! Do e flakim Sorosin nga Europa

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, komentoi sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj ministrit të tij, Antal Rogan.

Gjatë një intervistë radiofonike, Orban tha se këto sanksione ishin hakmarrja e vogël e fundit e ambasadorit amerikan në largim.

“(Rogan) është ministri përgjegjës për shërbimet e sigurisë kombëtare, kujdestari numër një i sovranitetit kombëtar hungarez, dhe nëse ai ndëshkohet nga një fuqi e madhe, kjo do të thotë se ai po e bën mirë punën e tij, kështu që kjo është pika jonë e fillimit,” tha Orban.

Një mbështetës prej kohësh i presidentit të zgjedhur, Donald Trump, Orban shprehu optimizëm për një “epokë të artë” në marrëdhëniet SHBA-Hungari nën udhëheqjen e Trump.

Orban u zotua të intensifikojë përpjekjet për të luftuar ato që ai i përshkroi si “rrjete të huaja” që minojnë sovranitetin e Hungarisë.

Orban përsëriti kritikën e tij ndaj financierit amerikan me origjinë hungareze George Soros.

“Është koha që ne të eliminojmë rrjetet e huaja, që përbëjnë një kërcënim për sovranitetin kombëtar hungarez, dhe t’i dërgojmë ato në shtëpi,” thuhet se tha ai. “Hungaria ka të ngjarë të jetë vendi i parë (në Evropë) që do të flakë perandorinë e Sorosit, ky është qëllimi im definitiv për këtë vit.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.