E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spanjë, këputet teleferiku në resortin e skive, 17 persona në gjendje të rëndë
Lajme

Spanjë, këputet teleferiku në resortin e skive, 17 persona në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në resortin e skive në Astun (Huesca), në anën spanjolle të Pirenejve, ku nga këputja e teleferikut kanë mbetur të lënduar rreth 40 persona. Të paktën 17 prej tyre raportohet të jenë plagosur rëndë. Sipas mediave madrilene, 30 persona të tjerë thuhet se kanë pësuar lëndime më pak të rënda.

Punonjësit e shpëtimit po ndihmohen nga pesë helikopterë dhe rreth dhjetë autoambulanca për të transportuar të plagosurit në spitalet më të afërta.

Kanali shtetëror televiziv TVE raportoi se rreth 80 njerëz mbeten të bllokuar në teleferik, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga lajmi i incidentit“.

Spanje

Kryqi i Kuq spanjoll bëri reagimin e parë duke konfirmuar se i ishte bashkuar shërbimeve të urgjencës në vendngjarje me një ambulancë të avancuar me sistem reanimimi dhe 11 automjete të tjera të specializuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.