E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestat e PD-së zhvendosen para SPAK, Berisha thërret demokratët në mbështetje
Politikë

Protestat e PD-së zhvendosen para SPAK, Berisha thërret demokratët në mbështetje

 

Nga bllokimi i rrugëve dhe molotovët para Kryeministrisë, Partia Demokratike duket se ka ndryshuar strategji, duke e zhvendosur qendrën e protestave para Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Qëllimi është i qartë: mbajtja nën presion e organit të akuzës, me shpresën se ndikimi politik mund të ndihmojë në shmangien e ndëshkimit për liderin historik të PD-së, Sali Berisha, dhe aleatin e tij, Ilir Meta.

Nesër, Sali Berisha duhet të paraqitet përsëri në SPAK, pasi gjykata ka vendosur që ai të paraqitet dy herë në muaj – të hënën e parë dhe të tretë. Siç ka ndodhur edhe më parë, Berisha ka mobilizuar strukturat e PD-së për të organizuar një protestë para Prokurorisë së Posaçme.

Në një mesazh të shpërndarë për mbështetësit, Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive:

“Të dashur miq. Ditën e hënë është data e radhës, e përcaktuar për t’u paraqitur kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha në SKAP. Ndaj në orën 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë.”

Akuzat ndaj Berishës dhe dosja “Partizani”

Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion pasiv, lidhur me kompleksin sportiv “Partizani”. Ai akuzohet se, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka ndërmarrë veprime konkrete për të miratuar ligje dhe akte nënligjore që favorizonin pesë familje pronare në këtë kompleks. Përfitues i drejtpërdrejtë i këtyre veprimeve ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Në muajin dhjetor, SPAK apeloi vendimin për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, duke kërkuar rikthimin e masës së sigurisë. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas një viti në arrest shtëpiak, por mbetet ende nën hetim.

Protestat si presion mbi drejtësinë

Thirrjet e Berishës për protesta përpara SPAK-ut shihen si një përpjekje për të ushtruar presion mbi organin e akuzës, të cilin ai e ka akuzuar vazhdimisht si një vegël e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, ky mobilizim vjen në një moment delikat për opozitën, që prej kohësh përballet me sfida të brendshme dhe një mungesë mbështetjeje masive nga qytetarët.

Nesër mbetet për t’u parë nëse mbështetësit e PD-së do t’i përgjigjen thirrjes së liderit të tyre dhe sa ndikim do të ketë kjo protestë në zhvillimet e mëtejshme të çështjes “Partizani”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.