E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Telefonat e koduar të krimit që blihen 5 mijë euro
Lajme

Telefonat e koduar të krimit që blihen 5 mijë euro

Komunikimi i sigurt, është gjysma e punës për krimin e organizuar, i cili paguan shuma të majme që planet e trafikut të drogës apo krimeve kundër jetës të mos aksesohen nga të tretë. Hetimet e SPAK me autoritetet e huaja e kryesisht ato italiane, tregojnë se Encrochat dhe Sky nuk ishin të vetmit aplikacione komunikimi që përdoreshin prej tyre dhe as më të sigurtit.

Spectre, Secure Group, Security Chat dhe Matrix, ky i fundit i aksesuar tashmë nga autoritetet sipas një bashkëpunëtori drejtësie në Itali, bliheshin nga mafia atje për 5 mijë Euro secili në Spanjë.

Pajisjet që mbartin aplikacionet përkatëse kanë teknologji izraelite dhe u jepen bashkëpunëtorëve që merreshin me ato që konsiderohen punë operative në terren, siç ishin shqiptarët që nxirrnin kokainë nga portet e Italisë.

Një tjetër pajisje telefonike, por kjo e përdorur nga një rreth i ngushtë shqiptarësh që po ashtu bënin tërheqjen e kokainës nga portet, ishte edhe Google Pixel.

Një i tillë u sekuestrua nga kontrollet e ushtruara në Shqipëri në shtator të vitit 2024 me kërkesë të SPAK. Disa të tjerë ishin sekuestruar në Itali.

Pas thyerjes dhe marrjes së të dhënave të Matrix, një tjetër pajisje e përdorur nga grupet kriminale dhe që u mbyll gjatë vitit 2024-ës është edhe Ghost.

Në Nëntor të vitit 2024, SHBA-të dënuan një nga personat e lidhur me platformën e koduar Anom, e goditur në vitin 2021 në Amerikë dhe që zbuloi 27 milionë mesazhe të përdoruesve në mbarë botën të lidhura me krimin. Në pranverën e vitit 2025 do të zhvillohen gjyqet për bashkëpunëtorët e tij.

Thyerja e parë e një pajisje të koduar e prodhuar posaçërisht për krimin është ajo e shkurtit 2018 të Phantom Secure me qendër në Kanada, CEO i të cilës gjithashtu është dënuar me 9 vjet burg./Tv Klan

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.