Pas deklratave të djeshme dhe opinionet e tyre kundra të linjës së Kryetarit Basha të Majlinda Bregu, Jozefina Topalli dhe Eduard Selami, që folën hapur dhe bënë thirrje që PD të hyjë në zgjedhje, vetë Basha u shpreh qartë se në këto zgjedhje kishte vetem, një koalicion dhe ai jo i plotë nga koalicioni i 2015-tës. Ai i mirëpret kritiktat dhe zërat kundër. Përveç Topallit e cila nuk është shprehur qartë dhe Majlinda Bregut e cila është një figurë e ledhatuar e kampit blu zyrtarisht nuk ka kundershtime mbi politikën e ndjekur deri tani nga Kryetari Basha dhe koalicioni opozitar. I vetmi që ka kritikuar hapur ka qenë deputeti Selami i cili ne 4 vite nuk është dëgjuar në parlament qoftë dhe me një fjalim të vetëm. Deputetin Selami e solli Berisha në zgjedhjet e kaluara me idenë se ai do të kishte akoma mbështetje në elektoratin e djathtë por rezultoi me një mbështetje të papërfillshme.
Por shumë media ne Tiranë njoftojnë se një reagim mjaft i ashpër ka ardhur nga të djathtët evropiane. Këta të fundit po ushtrojnë presion ndaj kreut të demokratëve, Lulzim Basha, që të thyejë bojkotin, duke e quajtur këtë një rrugë pa krye. Ndërkombëtarët janë kundër bojkotit të Bashës, ndonëse mbështesin kauzën e tij për zgjedhje të lira e të ndershme.
E vërteta është se PD do që të hyjë në zgjedhje me ç do kusht na thanë për “Publik.live” nga zyra e shtypit të PD-së, por jo në kushte dhe me këtë qeveri. Data e zgjedhjeve mund të shtyhet në fund të muajit korrik ose me vonë dhe opozita me shumë gjasa do jetë pjesë e procesit zgjedhor nëse plotësohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.
Nuk ka asnjë tërheqje nga qendresa e koalicionit opozitar . Ne jemi në kontakt me partitë e djathta europiane dhe me faktorin ndërkombëtar dhe ndoshta do të ketë zhvillime të reja në ditët në vijim./publik.live




