Jepet pretenca për Sonila Qaton dhe tjerët
Prokuroria e Posaçme ka relatuar para Gjykatës së Posaçme konkluzionet përfundimtare për Sonila Qaton, ish-drejtoreshën e ARRSH-së dhe të pandehurit e tjerë.
SPAK ka kërkuar dënimin e Qatos me 1 vit burgim dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Për Simon Prendin është kërkuar 2 vjet burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Prokuroria ka kërkuar për Elona Gogon 1 vit burg dhe për 5 vite të tjera jashtë funksioneve publike.
Erdit Salillari rrezikon 9 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
Për Admir Pahumin, SPAK ka kërkuar 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotësues.
Për Nikollaq Mihalin, SPAK kërkon dënimin me 8 muaj dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.
Për Miranda Shkurtin, 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.
Për Arbër Trokën, SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vjet burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Për Almir Hoxhajn, SPAK ka kërkuar 2 vite burgim dhe për 3 vite të tjera të mos ketë funksione publike.
Për Arjana Hasanin, SPAK ka kërkuar 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Ata dyshohen për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.
Ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave konsiderohen nga SPAK në shkelje të detyrës për përzgjedhjen e një tenderi për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.
Qato mbajti për nëntë muaj detyrën e drejtoreshës së autoritetit rrugor shqiptar deri në shtator 2019 kur dhe dha dorëheqjen në kulmin e një përplasjeje me një subjekt privat.
Kujtojmë se Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori në vitin 2020 ish-drejtoreshën për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë. Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim të thelluar penal ndaj Qatos, duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga një prej kompanive.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



