E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reshje dëbore në veri / ARRSH, apel drejtuesve të mjeteve
Lajme

Reshje dëbore në veri / ARRSH, apel drejtuesve të mjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije si paraqitet situata në akset Bogë-Theth, Hani i Hotit-Tamarë, pasi reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës.

ARRSH njofton se borëpastrueset kanë vijuar me punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

Bëhet me dije se qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme, ndërsa ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Bogë-Theth dhe Hani i Hotit Tamarë.

Mjetet borëpastruese kanë vijuar me punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, shkruan ARRSH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.