E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO dënon ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarët e tij
Lajme

GJKKO dënon ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarët e tij

Futën mallra kontrabandë me vlerë miliona euro

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin përfundimtar pas një seance që ka zgjatur me orë të tëra këtë të premte, për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj,

familjarët e tij dhe personat e tjerë të akuzuar për “kontrabandë mallrash”, “mosdeklarim të ardhurash”, “pastrim parash” dhe “ushtrim pa licensë të aktiviteteve financiare”.

Përkatësisht u dënuan:

-Agustin Mesuli, 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj burg;

-Altin Doda, 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar, 7 vite e 5 muaj;

-Sokol Idrizaj, 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 nuaj burg;

-Elda Idrizaj, 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj burg;

-Florian Baku, 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj;

-Egi Idrizaj, 7 vite burg me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj, për shkak të fëmijës pezullim i dënimit me burg;

-Bora Idrizaj, 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove;

-Vangjush Kashari, i pafajshëm;

-Tomor Baruti, 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove;

Ata dyshohen se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti  francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes një argjendarie në Tiranë. Po ashtu edhe nëpërmjet faqeve online.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.