Identifikohen dy të rinjtë që qëlluan me 100 plumba në Malësinë e Madhe
Policia është ende në kërkim të dy personave të dyshuar për sulmin e armatosur në fshatin Gruemirë, Malësia e Madhe.
Raportohet se të shpallur në kërkim janë Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj).
Të dy të dyshuarit hapën zjarr me rreth 100 plumba pasi u pikasën nga tre banorë të fshatit teksa po tentonin të vidhnin një pronë. Pasi debatuan me banorët, ata qëlluan me armë në ajër gjatë largimit nga vendngjarja.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë, e cila po heton rastin për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



