E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja e Erzen Breçanit dhe Jonida Babametos, i kalon Gjykatës së Tiranës
Lajme

Çështja e Erzen Breçanit dhe Jonida Babametos, i kalon Gjykatës së Tiranës

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Dedan Gjonin dhe grupin e trafikut të drogës

Gjykata e Posaçme pranoi gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni në këtë proces.

Çështja u nda për ish-zëvendës Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin dhe ish-efektiven e policisë, Jonida Babameto. Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Gjithashtu gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.

Erzen Breçani, ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit akuzohet për pastrim parash në bashkëpunim dhe përkrahje të krimit. Ai dyshohet se ka ndihmuar të akuzuarin si vrasës me pagesë Nuredin Dumani. Ndërkohë ish-oficeri Dedan Gjoni, akuzohet si anëtar i organizatës kriminale.

Dedan Gjoni, i arrestuar tanimë nga SPAK, akuzohet i përfshirë edhe në një tentativë vrasje. Sipas hetimeve të zbardhura nga SPAK, ish-shefi i Komisariatit nr.6 në Tiranë ka bashkëpunuar me një grup kriminal, me në krye Kep Arapin për të vrarë Xhevdet Plakun. Ngjarjet kanë ndodhur kur Dedan Gjoni drejtonte Komisariatin e Shijakut. Nga provat e mbledhura rezultoi se urdhri i krimit kishte mbërritur nga Holanda. Ish-efektivi e ka thirurr në Komisariat objektivin, ndërsa nga ana tjetër ka njoftuar autorët se çfarë ore do ta lironte si dhe u ka nisur foton e shënjestrës. Autorët më pas janë tërhequr nga ekzekutimi i plakut dhe krimi fatmirësisht nuk ka ndodhur.

Grupi u godit në nëntor të vitit që shkoi pas të dhënave të marra prej aplikacionit SKY ECC, në të cilin sipas prokurorisë gjenden biseda komprometuese ndaj tyre.

Grupi dyshohet se është përfshirë në trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.