E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi takim në DASH: SHBA mbetet aleati ynë kyç
Lajme

Bardhi takim në DASH: SHBA mbetet aleati ynë kyç

Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me zv/ndihmës sekretarin e shtetit, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander “Sasha” Kasanof.

Kjo është vizita e parë e një delegacioni shqiptar në Departamentin e Shtetit pas ndryshimeve në qeverisjen në SHBA dhe ardhjes në krye të Presidencës të Donald Tramp dhe në DASH të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi thotë se SHBA mbetet aleati kyç i Shqipërisë dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.

Postimi i plotë:

Në Departamentin Amerikan të Shtetit

Gjatë vizitës në Ëashigton DC, sëbashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.