Arrestimi i Veliajt, Kryemadhi ironizon Ramës: Citoje sërish Monikën sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote
Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Teksa dhe vetë ndodhet në masë sigurie, Kryemadhi i ka dërguar një mesazh Edi Ramës. Ajo shprehet se “ja ka bërë benë” dhe tani është radha e tij.
“Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Moniken, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote”, shkruan Kryemadhi në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



