E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen dëshmitë e Veliajt dhe Xoxës: Mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend!
Lajme

Zbardhen dëshmitë e Veliajt dhe Xoxës: Mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend!

Zbardhen dëshmitë e dhëna sot në GJKKO të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa është kërkuar garanci pasurore për Veliajn.

Vetë Veliaj ka qenë i ashpër në deklarimin e tij. Ai ka deklaruar se vila në Qerret nuk është e tija, teksa ka shtuar se ai që punon në këtë vend sulmohet.

“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të dielë edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes”.

Ndërkohë, Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshim mase, teksa ka deklaruar: “Kujdesem për fëmijën, nuk kam askënd kush të na ndihmojë dhe më jepni një masë më të butë”, tha Veliaj.

Ndërkohë prokurori tha: “Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.