SPAK dhe GJKKO shkresë policisë dhe Ministrisë së Brendshme për protestën e punonjësve të bashkisë: Pse nuk janë marrë masa?!
U cenua institucioni
GJKKO dhe SPAK kanë dërguar shkresa zyrtare për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme lidhur me protestën që u zhvillua dy ditë më parë në mbrojtje të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas këtyre shkresave, protestuesit kanë cenuar institucionet dhe kanë intimiduar punonjësit e administratës.
Sipas SPAK dhe GJKKO, pjesë e protestës ka qenë dhe pengimi i lëvizjes së fugonit të Drejtorisë së Burgjeve, një veprim që ka vënë në rrezik funksionimin e normal të institucioneve përkatëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



