E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Tiranës Dërgon në Gjyq Renato Bodurrin për Goditjen e Administratorit të Portalit “Pamfleti”
Lajme

Prokuroria e Tiranës Dërgon në Gjyq Renato Bodurrin për Goditjen e Administratorit të Portalit “Pamfleti”

Tiranë – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dërguar në gjyq ushtarin e bandës Çopja, Renato Bodurri, i akuzuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 237/1 dhe 25 i Kodit Penal. Sipas hetimeve të Prokurorisë, Bodurri, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka sulmuar administratorin e portalit online “Pamfleti”, Gjergj Zefi.

Ngjarja ndodhi kur Zefi u paraqit në Spitalin e Traumës me dëmtime të rënda në kokë, krah, këmbë dhe buzën e poshtme, duke deklaruar se ishte goditur nga pas, por nuk mbante mend rrethanat e incidentit. Hetimet nisën pas referimeve nga Komisariati i Policisë nr. 3 dhe u bazuan në këqyrjen e pamjeve filmike në zonën e ngjarjes. Pamjet treguan momentin kur disa persona sulmuan Zefin me shkop dhe më pas u larguan me një automjet të zi. Një dëshmitar konfirmoi ngjarjen, ndërsa automjeti i përdorur për t’u larguar nga autorët u identifikua nga policia.

Sipas Prokurorisë, pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, Renato Bodurri mohoi përfshirjen e tij në sulm, duke pretenduar se automjeti i tij ishte përdorur pa dijeninë e tij. Megjithatë, të dhënat nga dosja hetimore tregojnë për implikimin e tij në këtë akt kriminal.

Ndërkohë, SPAK ka përforcuar akuzat kundër Bodurrit duke zbuluar përmes përgjimeve të kryera përmes aplikacionit SkyEcc lidhjen e tij me grupe të tjera kriminale dhe përfshirjen në aktivitete të dyshimta, përfshirë edhe ndërlidhjen me gjyqtaren Pajtime Fetahu. Prokuroria thekson se gjyqtarja kishte porositur gjithashtu goditjen e gazetarit Saimir Kodra dhe avokatit Arben Llangozi.

Prokuroria pritet të paraqesë prova të tjera gjatë procesit gjyqësor për të vërtetuar përfshirjen direkte të Renato Bodurrit në këtë sulm të planifikuar. Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të lidhjeve të tij me botën e krimit dhe sulmeve ndaj përfaqësuesve të medias dhe drejtësisë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.