GJKKO nuk i hiq sekuestron apartamentit të Gent Sulës
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenti Gent Sula për heqjen e sekuestros ndaj apartamentit 81 metra katrorë që ndodhet pranë Gardës, që iu sekuestrua si pronë e Jorgo Goros, ish-kryebashkiakut të Himarës.
Sipas SPAK-ut, kjo ishte një pronë e fshehur dhe e padeklaruar nga ish-kryebashkiaku i Himarës, por biznesmeni Gent Sula ka pretenduar në gjykatë që apartamenti është i tij dhe ia kishte lënë në përdorim. Por kërkesa e tij nuk është pranuar nga gjykata.
Për Jorgo Goron Prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burgim, ndërkohë kërkoi edhe konfiskimin e apartamentit.
Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në 2 raste, si dhe fshehje e mosdeklarim pasurie
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



