SPAK përgënjeshtron lajmet për arrestimin e Engjëll Agaçit dhe zyrtarëve të Kryeministrisë
Prej disa orësh, në redaksitë e Tiranës dhe më gjerë po qarkullon një SMS mbi arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, si dhe disa drejtorëve në Kryeministri.
Burime të Publik.al u interesuan pranë SPAK për të verifikuar këtë informacion, dhe përgjigja zyrtare ishte e qartë: “Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm!”
SMS-ja e shpërndarë gazetarëve dhe redaksive:
- “Vec Agaçit, di gjë për kë kanë nxjerrë urdhërarresti SPAK? Se më thonë janë 4 drejtorë në Kryeministri.”
- “Dëm 50 milionë euro shtetit.”
- “Po thuhet se ka 12 masa arresti për në Kryeministri.”
Në realitet, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këto pretendime. Nga verifikimet e bëra, rezulton se Engjëll Agaçi mban ende postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ndërsa prej disa ditësh ndodhet në Itali për arsye shëndetësore.
Për momentin, çdo informacion tjetër mbetet i pakonfirmuar dhe i pabazuar në burime të besueshme. SPAK nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me ndonjë masë arresti ndaj zyrtarëve të Kryeministrisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



