E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj po kërcënon prokurorin Ols Dado për ta larguar nga hetimi
Lajme

Erion Veliaj po kërcënon prokurorin Ols Dado për ta larguar nga hetimi

Tiranë – Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka folur për presionet dhe kërcënimet që kryebashkiaku Erion Veliaj po ushtron ndaj prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado.

Sipas Lalës, kjo është një strategji e mirëmenduar nga Veliaj për ta detyruar prokurorin të padisë kryebashkiakun dhe më pas të detyrohet të tërhiqet nga hetimi. Megjithatë, gazetarja theksoi se deri më tani, Dado nuk ka lëkundur qëndrimin e tij dhe nuk është dorëzuar përballë presionit.

Manipulim i mundshëm i audios dhe akuzat për falsifikim

Lala foli gjithashtu për një audio që ka qarkulluar në mediat pranë Veliajt, ku pretendohet se prokurori Ols Dado e ka quajtur kryebashkiakun “ndyrësirë”. Por kjo pretendim është mohuar kategorikisht nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme.

“Gjuha e Veliajt është e papranueshme, por është strategjike. Kanosja ndaj prokurorit është një vepër penale që ndiqet me ankimin e vetë prokurorit. Nëse Ols Dado i drejtohet institucioneve, ai do të detyrohet të japë dorëheqjen nga çështja dhe të largohet. Kjo është strategjia e Veliajt për të shpëtuar nga hetimi,” tha Lala.

Ajo shtoi se Veliaj ka publikuar një transkript ku pretendohet se gjatë një seance gjyqësore, prokurori e ka ofenduar. Megjithatë, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kanë mohuar një fakt të tillë, duke deklaruar se në asnjë moment gjatë dëgjimit të audios nuk rezulton që prokurori ta ketë përdorur atë shprehje.

“Ekziston një version audio i paqartë, por Prokuroria dhe Gjykata po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së një akuze të re për falsifikim. Audioja do t’i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar nëse është manipuluar. Nëse konfirmohet që është falsifikuar, atëherë Erion Veliaj mund të përballet me një akuzë të re,” tha Lala.

Prokuroria e Posaçme ka në dorë regjistrimin origjinal, ndërsa ekspertiza do të përcaktojë nëse ka pasur ndërhyrje të jashtme në audio. Nëse manipulimi vërtetohet, Veliaj mund të përballet me akuza të reja ligjore.

Për momentin, SPAK dhe Gjykata nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.