Këlliçi përgënjeshtron VaricarloBolinon: Do sjell prova të reja për aferën e tij
Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka përgënjeshtruar Karlo Bolinon, teksa ky i fundit pati deklaruar se e kishte refuzuar pajtimin në gjykatë me Këlliçin.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka sqaruar se ka qenë ai që ka refuzuar kategorikisht në gjyq, pajtimin me Bolinon.
Zyrtari i PD shprehet gjithashtu se i qëndron deklaratave publike dhe pretendimeve për grabitjen e 4100m2 truall në mes të Tiranës dhe lënien pa asnjë shkollë të mesme të nxënësve në Njësinë nr.7.
Këlliçi thekson se në seancat e radhës do të informojë me fakte e prova të reja, në lidhje me aferën korruptive kriminale, e cila si produkt ka një Fake News Media si Report TV, me mision shantazhimin, linçimin, shpifjen dhe fyerjen e kujtdo opozitari apo qytetari, që guxon e flet për korrupsionin në Bashkinë Tiranë!
Reagimi
Mirmëngjes miq me këtë meme të gatshme nga media që financohet nga inceneratori fantazmë i Tiranës.
Pajtimin në seancën e djeshme në gjyq e kam REFUZUAR unë, madje në mënyrë kategorike, me leçjanin Karlo Bollino.
Jam shprehur qartë dhe pastër se nuk i lëviz asnjë presje deklaratave apo qëndrimeve të mia publike për grabitjen e 4100m2 truall në mes të Tiranës dhe lënien pa asnjë shkollë të mesme të nxënësve në Njësinë nr.7.
Në seancat e rradhës do të kem mundësinë t’ju informoj me fakte e prova të reja në lidhje me këtë aferë korruptive kriminale e cila si produkt ka një Fake News Media si Report TV, me mision shantazhimin, linçimin, shpifjen dhe fyerjen e kujtdo opozitari apo qytetari që guxon e flet për korrupsionin në Bashkinë Tiranë!
Po deshi Karloja, le të nxjerrë audiot e gjykatës, që t’i rikujtohet mirë ky episod!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



