Palestinezi vrau të dashurën në Tiranë
Dalin fotot e çiftit palestinez Fadi Alwan dhe Rayyan Alwan.
Çifti kishte shtetësi gjermane dhe jetonin në Mynih.
Ata kishin ardhur në Shqipëri si turistë dhe kjo ishte hera e parë që vizitonin Shqipërinë.
Grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim pasi ka analizuar të gjitha veprimet e autorit.
Ai ka dalë shumë i qetë nga banesa pasi ka kryer krimin.
Burime nga policia thonë se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, del që pas vrasjes ka pastruar ambientin. Ai ka marrë gjërat dhe i ka hedhur në koshat e plehrave.
Nga pamjet del se 49-vjeçari i ka hedhur në kosha të ndryshëm për të vështirësuar punën e policisë.
Policia e Tiranës po bënë gati letërporosinë për autoritetet greke për të kërkuar informacion në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares Rayyan Alwan.
49-vjeçari Fadi Alwan është shpallur në kërkim ndërkombëtar për rastin dhe autoritetet greke pritet të njoftojnë policinë tonë nëse figuron në Greqi, apo ka lëvizur në vend tjetër.
Pronari i banesës me qira, tha se të dy flisnin gjuhë të huaj, gjermanisht dhe në disa raste edhe arabisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



