Nuk po e fitoni luftën!
Ne ju dhamë nëpërmjet këtij presidenti budalla (Joe Biden) 350 miliardë dollarë, ju dhamë pajisje ushtarake… nëse nuk do të kishit pajisjet tona ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh”. Kështu u shpreh mbrëmjen e së premtes presidenti i SHBA Donald Trump, gjatë takimit 20 minuta në Zyrën Ovale.
Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë është ndërprerë para kohe pasi ai pati një përplasje të ashpër me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance, të cilët e akuzuan atë për sjellje “mosrespektuese” gjatë bisedimeve në Zyrën Ovale.
Trump i tha vazhdimisht Zelenskyy-t gjatë takimit se se ai “po rrezikon jetët e miliona njerëzve, me luftën e tretë botërore”, duke e paralajmëruar të mos presë më shumë garanci sigurie dhe duke i thënë: “Ose do të arrini një marrëveshje, ose ne dalim jashtë.”
Trump u përpoq të maskonte dallimet, duke krijuar një baraspeshë të rreme mes të dyja palëve të luftës dhe duke u pozicionuar “si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë” në përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje.
Kjo qasje binte në kontrast të fortë me deklaratat e Zelenskyy-t, i cili e përshkroi Putinin si një “vrasës” dhe “terrorist” që pushtoi Ukrainën, duke theksuar se ai nuk ishte i gatshëm të bënte kompromis mbi territorin ukrainas.
Të dy liderët u përplasën vazhdimisht për qëndrimin ndaj Rusisë dhe negociatave, si dhe për shkallën e mbështetjes evropiane për Ukrainën.
Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja e propozuar nga SHBA për mineralet e rralla midis SHBA dhe Ukrainës nuk është nënshkruar.
Më herët sot, Trump tha se dyshja do ta nënshkruanin atë gjatë konferencës së tyre të përbashkët për shtyp, e cila që atëherë është anuluar.