E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse reagon ashpër pas përplasjes Trump-Zelensky: Është mrekulli se si Trump nuk e goditi këtë të poshtër
Bota

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse reagon ashpër pas përplasjes Trump-Zelensky: Është mrekulli se si Trump nuk e goditi këtë të poshtër

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka reaguar pas përplasjeve të Trump me Zelenskyn nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Ky është reagimi i dytë nga zyrtarët e Kremlinit pasi Kirill Dimitriev, i dërguari i posaçëm i Putin për marrëdhënie ndërkombëtare e përshkroi përplasjen si “historike”.

“Është një mrekulli sesi Trump dhe Vance u përmbajtën dhe nuk e goditën me  këtë të poshtër”, shkroi zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse në Telegram.

Ndërkohë, Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, i cili ka një histori të deklaratave ekstreme, shkroi: “Derri i pafytyrë më në fund mori një shuplakë në Zyrën Ovale. Dhe Donald Trump ka të drejtë: regjimi i Kievit po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, postoi ai në X.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.