Veliaj kërkon ti kthehet celulari që i sekuestruan oficerët e BKH
Gjatë arrestimit të kryebashkiakut Erjon Veliaj në zyrën e tij të punës, oficerët e BKH-së dhe policisë i kanë sekuestruar edhe telefonin e tij celular. Kryebashkiaku që aktualisht ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi është i dyshuar për korrupsion e pastrim parash i është drejtuar Gjykatës së Posaçme dhe kërkon kthimin pas të telefonit. Ai pretendon se celulari i është sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Gjykatësi i posacëm Erjon Bani pritet ta shqyrtojë ditën e sotme këtë kërkesë të të zgjedhurit vendor. Dosja Veliaj që nga data 10 shkurt kur edhe u vu në pranga me urdhër të SPAK është shndërruar në kryefjalën e mediave, shumë prej të cilave janë vënë në mbrojtje të kryebashkiakut. Ndërsa vetë Veliaj vazhdon me sulme të paprecedenta në drejtim të prokurorit të posacëm Ols Dado.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



