E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti i Tepelenës drejt dorëheqjes nga Bashkia  për t’u zgjedhur deputet?
Lajme

Tërmeti i Tepelenës drejt dorëheqjes nga Bashkia për t’u zgjedhur deputet?

Pas një jave partitë do të zyrtarizojnë listat e kandidatëve për deputetë. PS në qarkun Gjirokastër mund të shkojë drejt një lëvizje tjetër, për të përfshirë në listë edhe kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.

Ndonëse asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht deri më tani, Peçi shihet si një kandidat për Tepelenën e Memaliajn, qytete ku aktualisht është deputet Laert Duraj.

Në rast dorëheqje nga drejtimi i bashkisë, Peçi nuk ka për të qenë i vetmi në radhët e kryebashkiakëve socialistë që do të garojnë në këto zgjedhje. Gjasat janë të ketë edhe lëvizje të ngjashme në qarqe të tjera të vendit.

Nëse Tërmet Peçi do të kandidojë për deputet, për të është rezervuar vend në listë të hapur ndërsa në listë të mbyllur do të jetë drejtuesja politike e PS në Gjirokastër, Mirela Kumbaro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.