E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Efekti i parë negativ, Shqipëria jashtë festës së thirrur nga SHBA pas votës në OKB
Lajme

Efekti i parë negativ, Shqipëria jashtë festës së thirrur nga SHBA pas votës në OKB

SHBA-të kërcënuan se do të “mbanin shënim” emrat e vendeve që do të ngrinin dorën “kundër” vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Newsweek” shkruan se pas asaj “humbjeje” dërrmuese në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ambasadorja amerikane Nikki Haley ka ftuar 8 vendet që mbështetën SHBA-të.

Lista përfshin Izraelin, Guatemalën, Hondurasin, Mikronezinë, Ishujt Marshall, Naurun, Palaun dhe Togon, plus edhe përfaqësuesit e 56 vendeve që e anashkaluan votimin, ose abstenuan.

Kanë mbetur jashtë kësaj ceremonie 128 vendet që dolën kundër vendimit të Trump. Jashtë ka mbetur edhe Shqipëria. Në ftesën e saj, Haley i falënderon këto vende “për miqësinë e shprehur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Le të votojnë kundër nesh. Do të shpenzojmë më pak për ta. Nuk na intereson”– u shpreh Trump para votimit. Pritet të shihet nëse kjo votë do të jetë pasoja në marrëdhëniet me Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.