E gjuajti me këpucë 120 mijë lekëshe, Kryemadhi
120 mijë lekë të vjetra.
Kaq kanë kushtuar çizmet e Monika Kryemadhit, me të cilat Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim goditi Kryeministrin Edi Rama, gjatë seancës parlamentare kur u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.
Çmimin e pohoi vetë shefja e LSI-së gjatë emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në TV Klan.
“Ato çizme kushtonin 120 mijë lekë të vjetra. Nuk e meriton Rama ta godas me të shtrenjta”, tha ajo.
E pyetyr në “Top Story” të Sokol Ballës, se çfarë u bënë me çizmet pas seancës, Kryemadhi tha se, “ia sollën, madje të pastruara se ishin bërë pis”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




