E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Armir Shkurti telendis Veliajn: O k*qehekur nuk është dita e lëmoshës, po bën fushatë me para publike
Lajme

Gazetari Armir Shkurti telendis Veliajn: O k*qehekur nuk është dita e lëmoshës, po bën fushatë me para publike

Gazetari Armir Shkurti i ka dhënë një “shuplakë” të fortë kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, në qeli për dy akuza të rënda, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Nga qelia Erion Veliaj, që ka dhënë me bollëk nga fondet e Bashkisë Tiranë bashkëshortes së tij, kërkon që sot me rastin e 8 Marsit gratë dhe vazjat të udhëtojnë falas me transportin publik.

Gazetari Armir Shkurti me tone të ashpra i drejtohet Veliajt se nuk ka të drejtë të fyejë gratë dhe vajzat se nuk është dita e mëshirës apo lëmoshës që t’i qerasë ai me biletë autobusi.

Gazetari thekson se nëse porosia e Veliajt kryhet do të jetë një shkelje sepse ai nuk është më kryetar bashkie dhe përgjegjësitë i kanë kaluar tashmë një zëvendëseje.

Ai e cilëson të gjithën një fushatë me paratë publike.

“Lej Feni po lufton me thonj për të shpëtuar karierën dhe ende nuk ka njeri ti thojë:

– O “Koqehekri”! Je tu ia fut pordhës me grosh biruce! Sidomos me këtë status

Lekët e Tiranës nuk janë lekët e mamit. Janë tonat, që duhen administruar me përgjegjësi. Që të lëvizin pa biletë gratë nesër, dikush duhet të paguajë, apo jo? Kush pra? Dhe me çfarë lekësh?

Tjetra, mër Fik!

Gratë nuk janë “shtresë në nevojë” që ti të bësh sevapë me nga 40 qindarka. 8 marsi shënon ditën kur gratë  kërkojnë të drejtat E TYRE,  barazi dhe dinjitet. Nuk është dita e mëshirës dhe lëmoshës. Kush, mër palaço, ta jep ty të drejtën të fyesh gratë e Tiranës, duke i qirasur, më 8 mars, me biletë autobuzi?

Nëse bashkia e Tiranës do ta zbatojë këtë porosi të të arrestuarit Veliaj, unë mendoj se do të ketë kryer gjithashtu disa shkelje të tjera,  nëmos vepra penale:

– Edhe pse nuk është shkarkuar nga posti i kryetarit të bashkisë, i arrestuari Veliaj NUK është më kryetar. Funksionet e tij i kanë kaluar një prej zëvendësve. Dy gjela në majë të një plehu s’këndojnë.

– Ekipi i prokurorëve që po ndjek krimet zgjedhore është i lutur të mbajë në vëmendje nëse një “bamirësi” e tillë masive, 2 muaj para votimeve, me paratë e taksapaguesve, është fushatë me fonde publike”, shkruan gazetari Armir Shkurti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.